Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve, Euroliga e meshkujve, është ka vijuar të premten me takimet e javës së 28-të të sezonit të rregullt, teksa janë luajtur 3 sfidat e fundit të kësaj jave. Dhe dueli i luajtur në Milano midis Olimpias vendase dhe Partizanit të Beogradit, është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Në fakt, sfida ka qenë e luftuar, me skuadrat që nuk i lejojnë shumë hapësira njëra-tjetrës dhe duke luftuar pikë për pikë, çka e ka mbajtur gjithçka thuajse në barazpeshë të plotë.
Kështu, 10-minutëshi i parë ka parë skuadrën skuadrën mike të kalojë në kryesim prej disa pikësh, por vendasit rikuperojnë dhe ia dalin ta mbyllin me një pikë të vetme epërsi, 22-21. Ai i dyti ka parë të dyja skuadrat të mos lëshojnë pe për asnjë moment dhe, për rrjedhojë është mbyllur në barazpeshë të plotë, 19-19, dhe janë italianët që shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me një pikë të vetme, 41-40.
Por skuadra serbe ka dalë e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, duke zhbërë epërsinë e vendasve dhe e fituar 10-minutëshin e 3-të, 27-23. Kështu, Partizani i Beogradit përmbys shifrat dhe kryeson pas një gjysmëore lojë me 3 pikë epërsi, 67-64. Por skuadra italiane e ruan gjakftohtësinë në fund dhe arrin ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 21-16, duke përmbysur shifrat dhe Olimpia Milano mund Partizanin e Beogradit, 85-83, dhe merr fitoren e 12 në 28 javë.