Sot do të zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 24-të.
Dueli më interesant i ditës do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan.
Drita vjen pas një humbje shokuese nga Fushë Kosova 1-0 në udhëtim, ndërkohë Prishtina triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Lirisë, shkruan Sinjali Sporti.
Gjilanasit pas hapit fals ndodhet në vendin e tretë me 43 pikë, katër më pak sesa vendi i dytë Llapi e pesë më pak se lideri Ballkani, ndërkohë kryeqytetasit pozicionohen në vendin e 5-të me 35 pikë.
Dueli tjetër është ai mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë.
Llapjanët do të kërkojnë tre pikët dhe të marrin kryesimin në tabelë, të paktën për një ditë, deri kur Ballkani zhvillon ndeshjen të nesërmen.
Podujevasit janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, me 6 fitore e një barazim, me humbjen e fundit të pësuar në shtëpi ndaj Malishevës më 2 dhjetor.
Së fundi ata fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit në udhëtim, duke mbajtur hapin me liderin Ballkanin në vetëm një pikë.
Gjilanasit ndërkohë janë pa fitore në secilën nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat, teksa fitorja e tyre e fundit ishte më 2 dhjetor, me rezultat 4-0 ndaj Lirisë. Skuadra bardh e kuqe renditet në vendin e 8-të me 22 pikë.
Të dyja duelet zhvillohen nga ora 13:00.