• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzagi fiton çmimin “Bearzot”: Është për ata që kam afër

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i jashtëzakonshëm që po bën me Interin dhe menaxhimi spektakolar dhe perfekt i grupit të futbollistëve. Për këto motive, por jo vetëm, Simone Inzagi është shpallur fitues i trofeut “Enzo Bearzot” që akordohet nga Federata Italiane e Futbollit në bashkëpunim me një shoqatë sportive.

inzaghi

“Inzagi të kujton Bearzotin në menaxhimin e skuadrës dhe është lider i një grupi”, shkruhet në njoftim. Në sezonin e kaluar, këtë çmim personal për trajnerët e fitoi Luçiano Spaleti. Fjalët e Inzagit- Trajneri zikaltër ka kërkuar ta ndajë këtë trofe individual me të gjithë ata që punojnë me të, pasi mendon se nuk do të ishte bërë e mundur.

“Jam thellësisht mirënjohës për këtë çmim shumë prestigjioz që mban emrin e një trajneri të madh dhe një njeriu të futbollit. Ky çmim nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme e të gjithëve që më kanë mbështetur gjatë kësaj kohe dhe kanë bashkëpunuar me mua. Ky çmim shkon për ta dhe për familjen time”, ka thënë përmes një mesazhi trajneri i Interit. Ai në fakt nuk ka dashur që të mbajë një konferencë për shtyp për mediat në prag të kësaj sfide duke qenë i përqendruar maksimalisht te ndeshja kundër Bolonjës.

GRAVINA- Presidenti i federatës italiane ka thënë se vendimi për Inzagin ishte unanim dhe ajo që po bën trajneri i Interit është diçka e jashtëzakonshme. “Vendimi për t’ia dorëzuar këtë çmim Simone Inzagit ka qenë unanim sepse ashtu siç është cituar në motivin e fitores ai është rritur shumë në të gjitha aspektet si brenda dhe jashtë fushës së lojës. Është një përfaqësues i madh i evolucionit, në aspektin spektakolar të shkollës së futbollit italian. Një tjetër aspekt që më pëlqen të theksoj është përfshirja e tij me skuadrën që stërvit, raporti që ka me stafin, lojtarët dhe tifozët”, ka thënë Gravina.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I ngjante brazilianit Ronaldo dhe luajti vetëm 79 minuta në Spanjë, donte të bëhej Xhejms Bondi i pari me ngjyrë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.