PSG-ja nuk do të ketë shërbimet e Kilian Mbapes sezonin e ardhshëm kështu që ka filluar të mendojë për zevendësuesin e tij.
“Marca” raporton se parizienët kanë piketuar talentin e Barcelonës, Lamine Jamal.
Ata janë të gatshëm të shpenzojnë 200 milionë për 16 vjeçarin. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë do të bëhej transferimi i dytë më i rëndësishëm në historinë e futbollit, pas atij të Nejmar, i cili bëri të njëjtin rrugëtim në vitin 2017 për 222 milionë euro.
Agjenti i njohur Horge Mendes pati një takim me presidentin Joan Laporta, duke i shfaqur talentin, por përgjigja e tij ishte e menjëhershme: Jo!
Tashmë pritet të shohim se çfarë mund të ndodh në merkaton e verës.
PANORAMASPORT.AL