Wednesday, 29. July 2026
Sport

Cikalleshi, goli i dhjetë në Superligën turke!

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Goli i dhjetë në Superligën turke!

Sokol Cikalleshi shënon golin e radhës në Superligën turke me Konyasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adane Demirsporit.

Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kavajas e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

Për skuadrën vendase e ka nisur si titullar edhe Valon Ethemi, i cili u transferua te Konyaspori në merkaton e janarit.

Teilen: