Sunday, 26. April 2026
Sport

Llapi e mposht Gjilanin me anë të një penalltie të diskutueshme, Drita triumfon ndaj Prishtinës

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar tre ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Drita e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1 me 0, skruan GazetaBlic Sport.

Blerim Krasniqi realizoi golin e vetëm në minutën e 61-të.

Në anën tjetër, Dukagjini dhe Fushë Kosova barazuan me shifrat 0 me 0 në Klinë.

Një ndeshje interesante u zhvillua në Podujevë, atje ku Llapi e mposhti Gjilanin, 2 me 1.

Januzi dhe Hyseni shënuan për Llapin, kurse Jarovic realizoi golin për mysafirët.

Duhet cekur që kjo ndeshje u shoqërua me polemika të mëdha, sepse fitorja e Llapit erdhi nga një penallti shumë e diskutueshme.

Pamjet: Art Sport 1

/GazetaBlic Sport/

Teilen: