• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Uzuni njeriu i ndeshjes ndaj Sociedad, ja nota për sulmuesin shqiptar

09/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granada ka marrë tashmë rrugën drejt Segunda Division, pasi me humbjen 2-3 ndaj Real Sociedad, ka mbetur në kuotën e 14 pikëve në 24 ndeshje dhe misioni i mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll po shndërrohet në të pamundur.

E nëse skuadra nuk po funksionon siç duhet, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesin kryesor të Granadës, Myrto Uzunin, i cili shënoi dy herë ndaj baskëve, duke konfirmuar se mbetet pikë referimi në repartin e avancuar.

Sulmuesi kuqezi i dha dy herë avantazhin Granadës dhe në fund ishte padyshim futbollisti më i vlerësuar në sajtin e specializuar “SofaScore”, ku mori notën 8.2, ndonëse skuadra e tij doli pa pikë.

Uzuni qëndroi në fushë për 82 minuta dhe me dopietën e sotme, u ngjit në kuotën e 9 golave sezonalë, një shifër mjaft e mirë kjo, që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të La Ligës gjatë merkatos së verës.

Next Post

VIDEO/ Gol spektakolar nga Seria A, sulmuesi portugez realizon me roveshatë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.