Monday, 27. April 2026
Sport

Vritet boksieri shqiptar Besar Nimani

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e boksierit.

Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin.

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

Teilen: