Monday, 27. April 2026
Sport

Bashkimi rikthehet tek fitorja, mposht thellë Istogun

GS 10/03/2024 1 Min. Lesezeit

Pas dy humbjeve rresht, Bashkimi të dielën mbrëma është kthyer tek fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi triumfoi thellë 128:65 ndaj Istogut në kuadër të xhiros së 24-të.

Përkundër fitores, Bashkimi mbetet i gjashti në tabelë me 33 pikë, sy më shumë se Proton Cable Prizreni që është në pozitën e parafundit.

Ndërkohë, Istogu mbetet i fundit me 25 pikë pasi regjistroi fitoren e 23-të këtë edicion. Bashkimi e ka dominuar totalisht Istogun, ekip që javët e fundit po luan vetëm me lojtarë vendor. Madje, në periudhën e fundit e shtoi edhe më shumë epërsinë pasi këtë çerek e mbylli me shifrat 41:15.

Eric Copes me 21 pikë ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa tek Istogu u veçua Arian Azemi, i cili ndeshjen e mbylli me 28 pikë të shënuara.

Teilen: