• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona-Napoli, Kalzona pa frikë: Si një sfidë boksi që vendoset në raundin e dytë

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Françesko Kalzona ka ditur që në një kohë të shkurtër t’i japë Napolit një identitet tjetër, fitues, dhe për këtë arsye në radhët e të kaltërve Barcelona tremb më pak, në pritje të sfidës së mbrëmjes së sotme. “Personalisht nuk e di pse Barcelona shpesh kritikohet se ka humbur sharmin e saj, duke qenë se mua më pëlqejnë shumë lojtarë të saj, ndonëse nga ana tjetër jam i lumtur dhe krenar që stërvis ata që kam në dispozicion.”

calzona

Jamal shihet si Mesi i ri? Ai është një talent i madh dhe pse shumë i ri tregon që ka cilësi që dinë të bëjnë diferencën. Por për t’u bërë një lojtar i madh nuk duhet të humbësh rrugës, prandaj nëse e mban kokën mbi shpatulla pa dyshim që do të jetë një lojtar që do të shkruajë shumë gjëra në historinë e viteve të ardhshme në futboll.

Çfarë simbolizon Barcelona? Pa asnjë dyshim sfidën e vitit për ne, sepse nëse kualifikohemi ndaj tyre do të jetë jo vetëm një sukses sportiv, por edhe si klub, duke marrë parasysh se nga ky tur varet edhe pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve dhe paratë që ofron ky kompeticion. Kështu që është e kotë që të themi fjalët të tjera. Kjo ndeshje duhet kapur me pinca që në fillim, duhet të tregohemi agresivë, por në të njëjtën kohë të kujdesshëm. Personalisht e shoh si një ndeshje boksi me dy raunde, ku pasi jemi ruajtur në të parin, duke studiuar kundërshtarin, në të dytin do të provojmë të hedhim njëri-tjetrin në tapet. Por duhet të bëjmë kujdes, sepse ky duel nuk mund të zgjasë vetëm 90, por edhe 120 minuta, kështu që gjatë të gjithë lojës duhet një menaxhim i përkryer, nëse duam të përjetojmë një natë të madhe”, u shpreh trajneri i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Arsenal-Porto, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.