• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Man City në telashe të mëdha: Mësohet sa do të jetë pa Edersonin e dëmtuar

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City është gjetur në telashe të mëdha pasi u njoftua se sa do të qëndrojë pa portierin e dëmtuar Ederson.

Ederson u dëmtua në ndeshjen kundër Liverpoolit kur shkaktoi një penallti ndaj Darëin Nunez, nga e cila Reds arritën ta barazojnë rezultatin në 1-1.

Ekipi mjekësor i Cityt ka konstatuar se Ederson ka dëmtuar një muskul dhe për pasojë do të duhet të bëjë një pushim për rreth një muaj.

Portieri brazilian me siguri do të humbasë çerekfinalen e FA Cup kundër Newcastle United të shtunën, e cila do të pasohet nga një pushim ndërkombëtar.

Megjithatë, është e qartë se ai nuk do të mbrojë as në derbin e Ligës Premier kundër Arsenalit më 31 mars dhe kështu Pep Guardiola do të duhet të mbështetet te portieri rezervë Stefano Ortega në ndeshjet e ardhshme.

Manchester City aktualisht është në vendin e tretë në Ligën Premier me 63 pikë, një më pak se dyshja kryesore, Arsenali dhe Liverpooli.

Next Post

“Lewa” i Kosovës drejt kalimit në Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.