• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Penalltia e fituar nga Barela krijoi shumë polemika, zbardhet biseda e arbitrave

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Penalltia që fitoi Nikolo Barela në ndeshjen Inter-Xhenoa ka krijuar polemika të shumta në Itali. Arbitri Ajroldi vërshëlleu në fushën e lojës një faull brenda zone të Frendrup kundër Barelës, por në fakt u ftua nga VAR-i në monitor për ta riparë momentin, por ai nuk ndryshoi vendimin. Mediat italiane kanë zbardhur bisedën që kanë bërë arbitrat me njëri-tjetrin në momentin e komunikimit me kufje.

VARI

Për sallën e VAR-it në këtë aksion nuk ishin ekstremet për të vërshëllyer 11-metërshin dhe i thonë arbitrit kryesor që ta rishohë momentin sepse është mesfushori i Interit ai që godet kundërshtarin. “Një moment, një moment. Për ne nuk është penallti ky rast. Të këshilloj të vish ta shohësh vetë në monitor për ta bërë vlerësimin edhe një herë tjetër”, i thonë Ajroldit në kufje.

BINDJA E AJROLDIT- Teksa arbitri kryesor është duke parë videon komunikon me kolegët e tij në sallën e VAR. “Jo. Kjo për mua është penallti, edhe nëse ai prek topin. Më tregoni një pamje tjetër sepse nga kjo këtu është penallti”, dëgjohet Ajroldi. Nga VAR-i këmbëngulin: Barela e godet topin. Ajroldi vazhdon: “Ai nuk mund të ndërhyjë në këtë mënyrë. Për mua është penallti.

Thjesht e ka prekur pak topin, por për mendimin tim nuk mund të bëjë një ndërhyrje të tillë në zonë”. Kështu mbyllet diskutimi dhe arbitri kryesor këshillon lojtarët që të vendosen në pozicione sepse Sançez duhet të godasë penalltinë. Megjithatë, ky ishte një vendim i gabuar dhe vetë Barela që ishte protagonist kërkoi falje për të gjithë duke pranuar gabimin e simulimit brenda zonës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fushë Kosova sfidon Ballkanin, Gjilani favorit ndaj Lirisë 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.