Monday, 27. April 2026
Sport

Fushë Kosova sfidon Ballkanin, Gjilani favorit ndaj Lirisë 

GS 12/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani, lider i kampionatit, kërkon tre pikë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kampioni në fuqi është favorit por ka një dozë frike pasi që Fushë Kosova është në formë të mirë në javët e fundit.

Gjilani është favorit ndaj Lirisë së Prizrenit.  

Llapi është në presion të Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”.

Dy ndeshjet tjera të javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës, do të luhen të enjten: Prishtina – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Drita.

Ballkani kryeson me 51 pikë, pasojnë Llapi me 50, Drita 46, Malisheva 41, Prishtina 34, Dukagjini 31, Feronikeli 26, Gjilani 22, Fushë Kosova 16 dhe Liria 10 pikë.  

E mërkurë, ora 13.00

Fushë Kosova – Ballkani
Gjilani – Liria
Malisheva – Llapi

E enjte, ora 13.00 

Prishtina – Dukagjini
Feronikeli 74 – Drita

Teilen: