• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vdes Nexhdet Hoxha! Fetahu: Ai do të mbahet mend si një punëtor i madh

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vdes gjyqtari, vëzhguesi dhe veprimtari i basketbollit Nexhdet Hoxha.

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Hoxha dhe komunitetit të basketbollit.

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Nexhdet Hoxhës.

Ai do të mbahet mend si një punëtor i madh dhe kontribuues për basketbollin e Kosovës, nga ditët e vështira e deri më sot.

Hoxha ka qenë gjyqtar i basketbollit dhe vëzhgues për vite të tëra. Nexhdet Hoxha provimin për gjyqtar fillestar të basketbollit e ka dhënë në Beograd, ku ka studiuar, më 1977, si 20 vjeçar.

Ka gjykuar ndeshje të ligës së Beogradit, kurse pasi ka fituar thirrjen e Gjyqtarit Republikan edhe ndeshje të Ligës së Serbisë, të grupmoshave të ndryshme. Me t’u kthyer në Kosovë, në vitet e 80-ta për një kohë ka gjykuar edhe ndeshje të Ligës së Kosovës. Si delegat i ndeshjeve fillon të vitet e para të pasluftës, fillimisht në ligat e kategorive të reja, në kohën kur po ashtu mbante pozita zyrtare edhe në KB Vëllaznimi.

Që nga sezoni 2005/06 ka qenë vazhdimisht delegat i ndeshjeve të Superligës dhe për këtë kohë është deleguar në ndeshje finale të play-offit, Kupës, turneve ndërkombëtarë në Kosovë dhe ngjarjeve tjera të rëndësishme.
Hoxha, së bashku me Lulzim Malokun, kanë qenë delegatët e parë kosovarë të Ligës Ballkanike BIBL, garës së parë ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë klubet e Kosovës. Gjithashtu ka qenë vëzhgues në Ligën Trocal, si dhe anëtar i Bordit të Shoqatës së Gjyqtarëve. Po ashtu ishte delegat i FBK-së.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, ka shpreh ngushëllime Arben Fetahu.

Next Post

Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk mjafton goli i Rrahmanit për Napolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.