Java e tetë e Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për femra ka dhuruar një ndeshje interesante në Vlorë, teksa janë përballur me njëra-tjetrën Flamurtari dhe Penza. Dueli ka qenë me shumë emocione dhe rivalitet dhe në fund fitues ishte ekipi nga Peja.
Në dhjetë minutat e para vlonjatet janë të vendosura për të fituar, teksa kanë udhëhequr rezultatin në shifrat 28-20. Në fund të pjesës së parë, përtej përpjekjeve të Penzës për të ndryshuar situatat. Flamurtari është në avantazh të katër pikëve, 43-39. Pas pushimit Penza tregon një tjetër fytyrë, teksa fiton periodën e tretë 23-15 dhe përmbys 58-62. Dhe perioda e katërt është për skuadrën nga Peja, e cila në fund ka fituar 81-74.
Me këtë humbje Flamurtari ndërlikon situatën e vet për të shkuar në fazën finale të Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë”.