Sipas RMC Sport, PSG është e interesuar për Luis Diaz për të zëvendësuar Kylian Mbappe.
Emri i anësorit të Liverpool është në një listë të shkurtër të emrave të mundshëm për të zëvendësuar yllin francez, i cili largohet nga klubi në fund të sezonit, te Real Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.
Reds i kanë paguar rreth 47 milionë euro FC Portos në janar 2022 për kolumbianin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, çka do të thotë se ky transferim nuk do të ishte i lirë për kampionët e Ligue 1. Radioja franceze shton se skuadra angleze do të kërkojë rreth 80 milionë euro për të liruar sulmuesin Diaz .
Këtë sezon, 27-vjeçari shënoi 11 gola dhe bëri pesë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat, duke mos marrë pjesë vetëm në gjashtë prej tyre.
/GazetaBlic Sport/