Nesër nga ora 13:00 në “Sami Kelmendi” të Lipjanit Prishtina ndeshet me kundërshtarin më të papërshtatshëm kohëve të fundit, Dukagjinin nga Klina.
“Përballje kjo e javës së 25-të, ndërsa në dy përballjet e sezonit jemi ndarë baras, 2:2 në “Fadil Vokrri” dhe 0:0 në “18 Qershori”
Dallimi në pikë ndërmjet dy skuadrave është vetëm +3 pikë për kryeqytetasit, ndërsa fitorja do të mbante skuadrën ende me shpresë për vendin e 4-të
Dukagjini është ndër skuadrat e vetme që Prishtina nuk ka bilanc pozitiv, nga 18 përballje kemi 5 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje me goldallim të njëjtë, 16:16″, njofton FC Prishtina.