• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eliminimi i Interit, ikonat e “Triplete” kritikojnë zikaltrit: E vendosën zëvendësimet e Inzagit

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve, një turne ku kishte ambicie të mëdha pasi në sezonin e kaluar kishte shkuar deri në finale. Zikaltrit u eliminuan me penallti nga Atletiko Madrid dhe natyrisht, duhet të përballen me kritikat e rastit.

inzagi

Ata kanë ardhur nga emra të njohur të historisë së klubti, personazhet e “Triplete” të cilët nuk kanë kursyer kritikat edhe për trajnerin Simone Inzagi. I pari ishte Diego Milito, i cili mendon se zgjedhjet e tij për zëvendësimet ishin të gabuarat.

“Zëvendësimet e Simones ishin thelbësore, i dhanë më shumë gjallëri Atletikos. Të vjen keq pasi Interi e kishte ndeshjen në dorë, ka keqardhje për ndeshjen e parë. Edhe sot e kishte mundësinë për të mbyllur hesapet, por në fund erdhi humbja që kushton eliminimin. Atletiko ka mbrojtës të fortë, Saviç është i fortë fizikisht dhe nuk ishte e lehtë për Turam”, tha ai.

Edhe Esteban Kambiaso është i mendimit që Interi hodhi vetë gjithçka në ajër. “Isha shumë i shqetësuar para ndeshjes, për mënyrën se si skuadra si Atletiko Madrid konkurrojnë, Nëse e ke mundësinë të vrasësh ndeshjen, duhet ta bësh, pasi këto skuadra arrijnë gjithmonë të ringrihen”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Pas golit të Dimarkos u duk se e kishim nën kontroll”, Inzagi flet për eliminimin: Nuk jemi mësuar që të humbasim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.