Ballkani dhe Llapi kanë barazuar pa gola në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili tha se rezultati më i drejt i kësja ndeshje ishte barazimi.
Nuk po dilnim në lojën tonë, në pjesën e dytë kishim rastet tona, duhet të ketë më shumë lojë qoftë për tifozët qoftë për futbollin, kishte ndërprerje të shpeshta, nuk e di sa kishte”, u shpreh Daja.
“Ajo që më duhet të shikojë pjesën e lojës sidomos pjesa e parë. Rezultat më i drejt ishte barazimi”.
Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 52 pikë të grumbulluara, teksa Llapi një pozitë më poshtë me 51 sosh.