Tuesday, 28. April 2026
Sport

VIDEO/ Ish-golashënuesi i Superiores i jep fund “agjërimit”, gjen rrugën e rrjetës në kampionat pas 4 muajsh

GS 16/03/2024 2 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, i ka dhënë fund “agjërimit”, teksa është rikthyer te goli në elitën e futbollit turk, pas plot 4 muajsh. 29-vjeçari nga Gambia gjeti rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Ankaraguçu, në triumfin 2-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Basakshehirit.  

Ali Sou

Një gol me shumë peshë që i dha 3 pikë të arta skuadrës verdhezi. Soue tundi rrjetën në minutën e 67-të. Hera e fundit që ai kishte shënuar ishte më 3 dhjetor të vitit 2023 në barazimin 1-1 ndaj Beshiktash. Ky i sotmi ishte goli i katërt në 19 javë në këtë sezon për Soue, i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 2 asiste. 

Soue

Vlen të theksohet fakti se futbollisti nga Gambia, në sezonin 2017/2018 fitoi “Këpucën e Artë” në Superiore, duke realizuar 21 gola me fanellën e Skënderbeut. Pas këtij sezoni magjik, nisi dhe ngjitja në karrierë, nga ku më pas Soue u transferua te CSKA Sofia në Bullgari.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: