• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Teuta, fitore me përmbysje ndaj Tiranës

17/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi ka sjellë të enjten dhe të premten dy supersfida të javës së 29-të të Euroligës së basketbollit për meshkuj, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka vijuar të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt një tjetër, këtë radhë të Superligës së koshit shqiptar të meshkujve. Bëhet fjalë për duelin midis Teutës dhe Tiranës, që u luajt në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe që ishte e vlefshme për javën e 18-të, ka parë një 10-minutësh të parë të luftuar, por është skuadra kryeqytetase që e fiton atë me 5 pikë epërsi, 31-26.

Ndonëse skuadra durrsake do të reagojë dhe do ta fitojë 10-minutëshin e dytë, 18-16, është Tirana që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave me një epërsinë prej vetëm 3 pikësh, 47-44. 10-minutëshi i 3-të ka parë skuadrat të dalin të motivuara nga dhomat e zhveshjeve, duke mos i hapur rrugë njëra-tjetrës dhe për rrjedhojë ky fraksion loje mbyllet në barazpeshë të plotë, 19-19, por janë kryeqytetasit që do të vijojnë të kryesojnë pas një gjysmë ore loje, 66-63.

Por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit do të jetë ai që do të bëjë dallimin, pasi Teuta e fiton atë thellë, 27-15 dhe përmbys kështu shifrat, duke e fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 90-81.

 

Next Post

“Trondit” nëna e Boateng: Djali im ka abuzuar me femrat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.