• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal në Berat, tifozët sulmojnë trajnerin Ziu. Irritim pas humbjes me Luzin, “timonieri” i Tomorit largohet me polici nga stadiumi

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tomori zhgënjen sërish në shtëpi, duke pësuar humbjen e gjashtë radhazi dhe të gjashtëmbëdhjetën nën drejtimin e trajnerit Ziu. Humbja e fundit ka ardhur në momentin kur të gjithë prisnin kthesën e madhe, por me goditjen që i ka dhënë Luzi 2008 i ka zbehur plotësisht shpresat, edhe pse matematika i mban ende në lojë.

Luznjakët u treguan pragmatistë dhe e merituan fitoren që mund të kishte qenë edhe më e thellë. Tomorin e ka dënuar edhe humbja e penalltisë. Kjo humbje tregoi se te beratasit kanë probleme të thella. Luzi shikon “dritë në fund të tunelit”, ku me këtë trepikësh ka dalë përkohësisht nga zona që të zbret direkt nga kategoria.

Ndeshja –Duke qenë finale mbijetese për të dy ekipet, Luzi u duk që në start më i vendosur për fitoren. Me kalimin e minutave loja ekuilibrohet dhe rastet për shënim nuk mungojnë në të dyja portat, por mungoi finalizimi. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.  Një tjetër pamje ofroi fraksioni i dytë, ku u shënuan 3 gola dhe u shpërdorua një penallti. Fillimisht beratasit patën dy raste “të arta” me Oshafin. Kur pritej goli i vendasve, në minutën e 57-të Treni shmang bukur dy mbrojtës dhe pengohet në zonë. Ai fiton një penallti, të cilën një minutë më pas e kthen vetë në gol dhe 0–1 për Luzin. Tomori nuk pajtohet me disavantazhin dhe 10 minuta më vonë Gjoni pengohet brenda zonës dhe fiton penallti. Oshafi goditi nga pika e bardhë, por portieri Mati kuptoi krahun duke pritur. Luzi nuk heq dorë nga sulmi dhe në minutën e 72-të dyfishon me Mandelën.

Tensioni –Pas pësimit të golit të dytë tifozët beratas sulmojnë trajnerin e skuadrës beratase, Febron Ziu, duke hedhur bidona uji në drejtim të tij, shoqëruar me thirrjet në kor: ik, ik… Tomori në dëshpërim total hidhet përpara, sepse nuk ka çfarë të humbas në një situatë të trazuar me kontestime masive ndaj trajnerit të tyre, i cili ka kryer me shpejtësi zëvendësimet e mundshme. Në minutën e 78-të kapiteni Çaço rihapi ndeshjen me një gol të bukur. Në të 85-ën Oshafi pati një mundësi për të barazuar, por devijimi i një mbrojtësi i mohoi pikën Tomorit, që tashmë duket me shpresa të venitura për të mbijetuar. Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit Shahini, tifozëria sulmon teknikun Ziu dhe duartroket skuadrën mike kur po futej në dhomat e zhveshjes. Tensioni ka vazhduar edhe pas ndeshjes ku në mënyrë të paprecedentë kur Ziu po largohej nga stadiumi, është tentuar të sulmohet fizikisht nga tifozët, por ndërhyrja e forcave të policisë ka shmangur dhunën fizike. Madje për të siguruar trajnerin janë parë që dy efektivë policie kanë hipur në makinën e Ziut ku po largohej nga stadiumi.

Next Post

“Cikli i Alegrit përfundoi”, tifozët e Juventusit duan “kokën” e trajnerit: Klubi të marrë një vendim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.