• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U grumbullua nga Sylvinho, Rey Manaj: Emocion të rikthehesh, jemi të motivuar për Euro 2024

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është ftesa e parë nga trajneri Sylvinho për sulmuesin Rey Manaj. Bomberi kuqezi është pjesë e grumbullimit për ndeshjet miqësore me Kilin (22 mars) dhe Suedinë (25 mars).

Në prag të këtyre sfidave, Manaj ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Ekipin e gjej shumë mirë, është emocion të kthehesh pas 1 viti e gjysmë, të gjithë janë të motivuar se Europiani është një gjë e madhe dhe të gjithë e presin. Kemi patur takime me trajnerin por të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten në miqësore dhe më pas vendimin e merr trajneri se kë merr në EURO 2024. Viti i kaluar ka qenë i vështirë se pata këtë dëmtimin, pata të njëjtin lëndim. Për në Europian vendos trajneri, brenda mendjes time mendoj që jam gati për të shkuar atje.

Kam patur gjithmonë komunikime trajneri më ka takuar në Londër, jam i kënaqur pasi është dhe grumbullimi i parë, tani besoj se kemi oportunitetin që të tregojmë veten në këto miqësore. Çelsin nuk e di, por kur një lojtar ka një dëmtim të rëndë duhet të stërvitesh, të marrësh formën ishte kryesore, në Sivas më bëri shumë mirë, ndikon dhe konfidenca. Duhet të jesh i fortë mentalisht.

Unë besoja që ftesa do vinte po të bëja mirë, dhe tani që kemi Europianin e dytë për Shqipërinë është një oportunitet për të gjithë. E pres mirë dhe stadiumi do të mbushet, kërkesat janë të larta tifozët na kanë mbështetur gjithmonë dhe ekipi pa tifozët s’është asgjë, e rëndësishme dhe kryesorja është të jetë plot stadiumi që të japim 100% tonë”, përfundoi Manaj.

Next Post

Gjashtë skuadra në Champions nga Seria A për sezonin e ri? Ja si mund të ndodhë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.