• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Shpresat” nisin përgatitjet për Zvicrën e Finlandën, Bushi “humb” Civejan, Janaqi i bashkohet grupit

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U-21 ka nisur sot përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës, më 22 mars, në ora 17:00 dhe ndaj Zvicrës më 26 mars, në orën 17:00.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Saarbrucken, Tim Civeja, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës “Kuqezi”. Për këtë arsye stafi i Kombëtares U-21 ka vendosur të thërras mesfushorin e Skënderbeut, Dejvid Janaqi.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe pasditen e sotme Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e parë stërvitore.

Ndeshjen e parë Shqipëria U-21 do ta luajë ndaj Finlandës U-21 më datë 22 mars në stadiumin “Air Albania”, në ora 17:00.

Edhe ndeshja e dytë ndaj Zvicrës U-21 do të zhvillohet në “Air Albania”, më datë 26 mars në ora 17:00. Hyrja në stadium do të jetë falas dhe të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin Kombëtaren U-21. /FSHF

Next Post

FSHF Sunday League Albania arrin në “play-off”, njihuni me çiftet për tre trofetë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.