Wednesday, 29. April 2026
Sport

Klubit anglez i hiqen katër pikë

GS 18/03/2024 1 Min. Lesezeit

Gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano, ka njoftuar se Nottingam Forestit i janë hequr 4 pikë për shkak të shkeljes së rregullave të përfitimit në Premier League.

Ai ka shkruar në Facebook se klubi anglez mund të apelojë vendimin.

“Nottingham Forestit i janë zbritur katër pikë për shkak të shkeljes së rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë në Premier League”, ka shkruar Romano.

Klubi gjendet në pozitën e 17-të në tabelë. Në 29 ndeshje i ka 16 humbje, 7 barazime dhe 6 fitore.

Teilen: