Shqetësimet nuk kanë të ndalur për Dushan Vlahoviç. Sulmuesi serb, doli jashtë fushës së lojës në ndeshjen midis Juventus dhe Xhenoas, falë kartonit të kuq që mori në minutën e 93-të.
Mediat italiane raportuan se sulmuesi, përveç të tjerave, kishte marrë një lëndim në shpinë gjatë takimit, që do ta lejë jashtë fushave të lojës për një kohë të pa caktuar. Kaq i mjafti trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç, të njoftonte se 24-vjeçari nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të ekipit kombëtar, për ndeshjet që ajo do të zhvillojë kundër Rusisë dhe Qipros.
Një tjetër moment i vështirë për Vlahoviç, ku pas gjithë ndeshjeve të dobëta me Juventusin, tashmë mëson se nuk do mund të grumbullohet as me kombëtaren e tij.
PANORAMASPORT.AL