Monday, 2. March 2026
Basketball

Liga Unike, Tirana-Bashkimi në RTSH

GS 18/03/2024 1 Min. Lesezeit

Të martën (nesër) zhvillohet java e nëntë në Ligën Unike për Femra, ose më saktë ndeshja e parafundit e sezonit të rregullt.

Bashkimi, që ka tetë fitore në tetë ndeshje, do të përballet me Tiranën që ka katër fitore e katër humbje, duke u renditur në vendin e tretë dhe do të jetë një sfidë interesante para “Play-off”-it. Kjo përballje do të transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar nesër në orën 17:00.

Prishtina, që renditet e dyta do të ndeshet me Flamurtarin e Vlorës, ku skuadra vlonjate ka grumbulluar dy fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.

Sfidë interesante zhvillohet në Pejë, mes Penzës dhe Partizanit. Skuadra pejane është në vendin e katërt me tri fitore e pesë humbje, ndërsa ajo tiranase në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje dhe do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin e kampionit.

Liga Unike Femrat-Java 9

E martë

17:00 Flamurtari-Prishtina

17:00 Penza-Partizani

17:00 Tirana-Bashkimi

Teilen: