• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda mban stërvitjen e parë me mungesa të shumta

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të hënën pasdite mbajti stërvitjen e parë nën urdhrat e selektorit të ri, Franco Foda.

Në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, Foda nuk e pati të kompletuar ekipin pasi në stërvitjen e parë pati mungesa të shumta.

Kosova këtë muaj do t’i luaj dy ndeshje miqësore, që të dyja në udhëtim. Më 22 mars përballet me Armeninë në Yerevan, ndërsa tri ditë më vonë do të luaj kundër Hungarisë në Budapest.

Në stërvitjen e parë të Kosovës, munguan kapiteni Amir Rrahmani pastaj Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani, Florent Muslija, Blendi Idrizi, Bersant Celina dhe portieri Arijanet Muriq. Të gjithë lojtarët munguan shkaku i angazhimeve me klubet e tyre në fundjavë, ndonëse një pjesë e mirë e tyre kishin ndeshje të shtunën.

Në fakt, ishte selektori Foda, i cili në konferencën e mbajtur në mesditë bëri të ditur se në stërvitjen e parë nuk do ta ketë të kompletuar ekipin.

Ai tha se në këtë stërvitje do të jenë 17-të futbollistë, ndërsa bëri të ditur se të gjithë të ftuarit në listën e tij janë plotësisht të gatshëm dhe se nuk ka asnjë të lënduar. Stërvitja e parë ishte e qetë, pasi selektori Foda e shfrytëzoi për t’u njoftuar edhe nga afër me futbollistët.

Next Post

E ofendoi dje në baza racore lojtarin e Napolit, Italia e përjashtoi Acerbin sot nga grumbullimi | Spalleti: Duhet të kemi kujdes çka flasim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.