Behar Topalli është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futsall.
Topalli e ka fituar çmimin “Lojtari i Javës” për xhiron e 11-të të hënën, i cili ndahet për lojtarin më të mirë të secilës xhiro në futbollin e sallës.
Për Topallin, kjo është hera e parë që nderohet me këtë çmim. Ai pati paraqitje fantastike në xhiron e fundit, ku kontribuoi në fitoren e Trepçës ndaj Rahovecit me rezultatin 6:5.
Në këtë fitore, Topalli shënoi dy gola për ta ndihmuar Trepçën ta regjistroj fitoren e katërt këtë edicion.
Aktualisht, Trepça zë vendin e gjashtë në tabelë me 14 pikë të tubuara.