• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Me Shqipërinë kthehet i përjashtuari se nuk di spanjisht, Kili heq nga lista 4 lojtarë dhe afron 4 të tjerë

18/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Kilit, rivalja e parë e Shqipërisë në miqësoret e muajit mars, ka pësuar ndryshime të mëdha në listën e lojtarëve për këtë duel. Federata ka bërë të ditur se jashtë liste janë nxjerrë katër futbollistë për shkak të problemeve fizike, teksa janë afruar katër të tjerë për të marrë vendin e tyre.

gareka brereton diaz

Diego Valdes, Erik Pulgar, Karlos Palacios dhe Havier Altamirano, janë ata të cilët figuronin në listën e Rikardo Gareka dhe tashmë do të ndjekin nga televizori ndeshjet e përfaqësueses së Amerikës Latine.

Në vend të tyre, pjesë e grumbullimit janë bërë Ben Brereton Diaz, Esteban Pavez, ⁠Aleksander Aravena dhe Lukas Asadi. Ftesa e Brereton Diaz është paksa e papritur, pasi sulmuesi i Shefilld Junajtid ishte lënë jashtë grumbullimit me një motivim të qartë nga Gareka. Ky i fundit theksoi në prezantimin e listës së futbollisti nuk kishte mësuar spanjisht mjaftueshëm pasi është lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe.

Ndaj ai ishte lënë jashtë nga lista që u shpall pak ditë më parë dhe mendohej se nuk do të kthehej para ndeshjeve të qershorit. Gareka qartësisht ka bërë prapakthehu në vendimin e tij të pazakontë me këtë motivim, pasi duket e pamundur që aftësitë në komunikimin në spanjisht të lojtarit të jenë përmirësuar kaq shumë në vetëm një 10 ditë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Peja triumfon bindshëm ndaj Plevlës në BIBL

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.