Wednesday, 29. April 2026
Sport

Rodri paralajmëron rivalët: Duam tripletën sërish, versionin tonë më të mirë do ta shihni në fund

GS 18/03/2024 1 Min. Lesezeit

Një nga lojtarët kryesorë të Manchester Cityt, Rodri, ka paralajmëruar rivalët e skuadrës, duke thënë se “Citizens” po ndjekin tripletën për herë të dytë radhazi.

Ai e bëri këtë deklaratë pas suksesit 2-0 të Man City ndaj Newcastle në FA Cup.

“Pushimi për ekipet kombëtare do të jetë i mirë për ne. Versionin më të mirë të ekipit tonë do ta shihni në fund të sezonit. Kjo ndodh gjithmonë për shkak të trajnerit, për shkak të standardeve të klubit, për shkak të vetes dhe gjithçkaje. Ne kemi mësuar vitet e fundit. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë tani”, paralajmëroi spanjolli.

Rodri është i sigurt se skuadra e Pep Guardiolës e kupton atë që mund të arrijë: “Unë mendoj se ky do të ishte pozicioni që do të dëshironim në fillim të sezonit – të luftojmë për gjithçka dhe të vazhdojmë pjesëmarrjen tonë në të gjitha turnetë. Ne mund të fitojmë gjithçka dhe tani ne duhet të bëjë punën përfundimtare”.

/GazetaBlic Sport

Teilen: