• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skuadra e femrave nuk është dakord!

19/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mason Greenwood duket i “rilindur” në Spanjë te Getafe pas huazimit nga Manchester United.

Pas gjithë peripecive që kaloi në Manchester, ku u arrestua pas denoncimit të së dashurës për dhunë, sulmuesi është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Tetë gola dhe pesë asist me fanellën e spanjollëve në LaLiga, e kanë rikthyer Greenwood në qendër të vëmendjes.

Drejtuesit e United po mendojnë që sezonin e ardhshëm ta mbajnë në skuadër 22-vjeçarin, për të cilin vlerësimin në aspektin sportiv nuk e kanë humbur kurrë. Madje, së fundmi në skuadër është bërë edhe një votim mes lojtarëve për të kuptuar nëse pjesa më e madhe ishte e gatshme ta mirëpriste sërish Greenwood.

Nga votimi rezultoi se të besuarit e Ten Hag janë gati të punojnë sërish me anglezin. Por, “ngërcci” vjen nga skuadra e femrave të Manchester United. Vajzat, të cilat janë njohur me mundësinë e rikthimit të Greenwood janë deklaruar tërësisht kundër rikthimit të 22-vjeçarit për shkak të së kaluarës së tij.

Edhe pse duhet theksuar se Greenwood pas hetimit rezultoi se nuk ishte fajtor, madje e dashura e tij i tërhoqi akuzat dhe së fundmi dyshja janë bashkuar sërish bashkë teksa jetojnë në Spanjë së bashku me vajzën e tyre.

Next Post

Legjenda Mateus lë jashtë veteranët: Ja me cilët lojtarë Gjermania fiton “Euro 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.