Manchester United është përgatitur për të ofruar kartonin e Harry Maguire plus para për të transferuar yllin e Premier Leagues që kërkohet edhe nga ekipet tjera.
United do të ketë para vetes një verë mjaft të ngarkuar pas kompletimit të blerjes së 25 për qind të aksioneve nga Sir Jim Ratcliffe.
Bëhet fjalë për Lucas Paqueta, lojtar i cili do të hyjë në vitin e tij të fundit të kontratës këtë verë me West Hamin, dhe United mund të përfshijë kartonin e Maguire si pjesë e strategjisë për ta transferuar atë.
West Ham nuk arriti që të sigurojë transferimin e Maguire për 30 milionë euro verën e kaluar, por raportohet se klubi anglez ka besim që mund të kompletojnë transferimin e tij për 15 milionë euro.
‘Djajtë e Kuq’ kanë opsionin për të zgjatur kontratën e Maguire edhe për një vit tjetër, por ata do të synojnë shitjen e tij për të rritur fondet për blerje të reja.
Një marrëveshje me para që përfshin Maguire dhe Paqueta mund t’i përshtatet të dy klubeve, sidomos duke marrë parasysh se për brazilianin interesim kishte shprehur edhe Manchester City./ h.ll/abcnews.al