Manchester City ka publikuar kundërshtarët e tyre për turneun parasezonal në SHBA këtë verë.
“Qytetarët” do të përgatiten për sezonin 2024/2025 me katër ndeshje miqësore në tokën amerikane, e para prej të cilave do të jetë më 23 korrik ndaj gjigantëve skocezë Celtic.
Katër ditë më vonë është ndeshja me Milanin në “Yankee Stadium” në New York.
Pas ndeshjes me kuqezinjtë, skuadra e Pep Guardiolës niset për në Florida, ku do të përballet me Barcelonën më 30 korrik. Turneu amerikan i “qytetarëve” do të mbyllet më 3 gusht me ndeshjen ndaj Chelseat.
/GazetaBlic Sport