Toni Kroos ka qenë sot protagonist absolut në qendrën stërvitore të Gjermanisë pasi u rikthye edhe një herë të stërvitje me ekipin përfaqësues pas shumë kohësh.
Mesfushori i Realit të Madridit hoqi dorë nga vendimi i marrë në 2020-ën ku vendosi që të mos luante më në nivel kombëtaresh.
Sot ai doli përpara gazetarëve për të komentuar ndjesitë pas rikthimit të bujshëm.
Në konfrencën e dhënë për gazetarët prezent Kros pranoi se pa ndihmën e grupit nuk mund të bënte asgjë i vetëm. Ndërsa habiti kur tha se nuk e kishte parë kurrë me parë Musialën në aksion, por në stërvitjen e sotme talenti i Bajernit e kishte bindur se do të kishte një ardhme të artë.
“Shpëtimtari” – “Nuk është e mundur që një lojtar i vetëm të shpëtojë një skuadër. Mbase për shkak të stilit tim të lojës apo pozicionit që kam në fushë mund të kem shumë përgjegjësi dhe të ndikoj disi në lojë. Unë tani po bëj atë çfarë kam bërë gjithmonë, të ndihmoj ekipin të shprehet më mire”.
E ardhmja – “Ende nuk e di nëse do të largohem nga Gjermania sapo të mbyllet Europiani.
Shumë gjëra do të qartësohen pas turneut. Merreni me mend se une ende nuk di nëse do të vazhdoj të jem një lojtar i Realit apo jo. Si fillim do të më duhet të sqaroj atë pikë”.
Risitë – “Sa u përket lojtarëve si Musiala dhe Virc, të cilët shihen si e ardhmja e Gjermanisë mendoj se janë me të vërtetë të tillë. Unë nuk shikoj shumë ndeshje madje them se ndjek vetëm ato të Ligës së Kampioneve.
Të dy nuk i kisha parë më parë. Por me atë çfarë pashë sot në stërvitje mendoj se Musiala është një lojtar i madh”.