Shefi ekzekutiv i Bajer Leverkusenit, Fernando Carro ka folur për të ardhmen e Çabi Alonsos. Trajneri spanjoll bëri revolucion me “Farmaceutikët”, të cilët po i udhëheq me sukses drejt titullit të kampionit në Gjermani.
Dhe, kohëve të fundit kanë nisur spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga lideri i Bundesligës në drejtim të Liverpullit ose të Bajern Munihut. Por, drejtuesit e klubit gjerman besojnë se ish-futbollisti spanjoll do të qëndrojë në Leverkusen.
“Alonso ka kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka arsye të dyshojmë nëse ai do të qëndrojë këtu apo jo”, tha fillimisht Carro.
“Në futboll nuk dihet kurrë se çka do të ndodhë, por unë kam besim të madh. Kemi marrëdhënie mjaft të mira”, deklaroi tutje shefi ekzekutiv i Leverkusenit.