Spanja e ka nisur me humbje vitin 2024. Iberikët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Kolumbia në miqësoren e parë.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Munjoz në minutën e 61′.
Pavarësisht tentativave të skuadrës së De La Fuentes për të barazuar, nuk arritën të finalizonin si duhet.
Rikujtojmë që Spanja është një ndër rivalët e Shqipërisë në grup në Europian. Të dyja skuadrat do të përballen në 24 qeshor.
PANORAMASPORT.AL

