Monday, 27. April 2026
Sport

“Dardanët” arrijnë në Budapest

GS 23/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Budapest, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Hungarisë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) përmes një videoje në rrjetet sociale, ka bërë të ditur që Dardanët tashmë kanë arritur në Budapest.

Ndeshja do të zhvillohet të martën në orën 19:00.

Ndërkohë, kujtojmë se Kosova ka fituar ndeshjen e parë miqësore ndaj Armenisë me rezultat 1-0, ku golashënuesi ishte Milot Rashica.

Teilen: