Sunday, 18. January 2026
Sport

VIDEO/ Shpërthen festa me tifozët, skuadra e Armando Dobrës rikthehet në Ligën e Dytë angleze pas 6 vitesh

GS 23/03/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Armando Dobrës, Çestërfild ka siguruar matematikisht rikthimin në Ligën e Dytë angleze.

dobra

Kjo u arrit pas fitores 3-0 ndaj Boreham Ud dhe tashmë kryesojnë kreun me 95 pikë, 21 pikësh më shumë se vendi i dytë.

Xhemi Grims shënoi dygolësh ndërsa tjetri u realizua nga Mandevile.

Ekipi ku luan mesfushori shqiptar rikthehet në Ligën e Dytë pas një mungese gjashtëvjeçare dhe mund të thyejnë një rekord të nivelit të pestë të vendosur nga Urexham.

Në fund ka shpërthyer festa dhe tifozët kanë zbritur në fushë për të festuar me futbollistët dhe me stafin teknik.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: