Sunday, 26. April 2026
Sport

Sezoni i parë te Interi, Pavard: Jam në vendin e duhur, tifozët janë të jashtëzakonshëm

GS 24/03/2024 1 Min. Lesezeit

Benjamin Pavard po kalon sezonin e parë me Interin.

Mbrojtësi zikaltër, në një intervistë të dhënë, pati vetëm fjalë të mira për klubin nga Milano.

“Jam shumë i lumtur, zbulova një vend përrallor ku tifozët janë të jashtëzakonshëm. Është fantastik, të luaj në Itali më bën të ndihem mirë. Është një pozicion që e dua, u largova nga Bajerni për të luajtur si qendërmbrojtës dhe fitova vendin tim në kombëtare si qendërmbrojtës. Pastaj padyshim që gjithçka më përshtatet” – Tha ai.

Teilen: