Gjermania mundi Francën me shifrat 2-0 këtë javë në miqësore në Lion dhe meritë e këtij suksesi ishte edhe një gol i pabesueshëm i shënuar nga Florian Virtz pas vetëm 7 sekondash lojë.
Që me nisjen e topit nga qendra, Kros gjeti hapësirën për futbollistin i cili gjuajti duke mposhtur portierin Samba.
Mund të dukej si një moment pakujdesie nga vendasit, por në fakt kishte qenë gjithçka e planifikuar.
“Bild” ka treguar se goli më i shpejtë në historinë e e kombëtares gjermane ishte meritë e Mads Budgerait.
Danezi 38-vjeçar është bërë pjesë e stafit të përfaqësueses gjermane që kur drejtimin e saj e mori Hansi Flik, si përgatitës i goditjeve standarte.
Ai merret vetëm me këtë pjesë në përgatitjet e skuadrës, si në fazën ofensive, ashtu edhe mbrojtëse, duke përgatitur çdo lëvizje.
Dhe goli që nga shkelmimi i parë, është meritë e tij.