• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë në Budapest

24/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar punën me fokus te miqësorja e radhës kundër Hungarisë, që zhvillohet të martën, në orën 19:00, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

Stërvitja e parë në kryeqytetin hungarez ka qenë një mundësi e mirë për ekipin për të hartuar strategjitë dhe taktikat e lojës për të përballuar me sukses sfidën ndaj një kundërshtari të fortë.

Ndeshja me Hungarinë pa dyshim do të jetë një test i vështirë për Dardanët, por ata janë të vendosur që në stadiumin e stërmbushur me tifozë të japin më të mirën e tyre.

Pas stërvitjes futbollistët Lindon Emërllahu dhe Blendi Idrizi kanë shprehur besimin e tyre në ekip dhe në aftësitë e tyre për të luajtur një ndeshje të mirë. Ata besojnë se me përgatitjen e mirë nga stafi teknik, do të arrijnë në rezultat të favorshëm.

Dardanët nesër në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës dhe të fundit për këtë grumbullim në stadiumin “Puskas Arena”.

Next Post

LIVE EKUADOR-ITALI/ Ekuadori nuk pajtohet me rezultatin dhe tenton barazimin, italianët provojnë shanset për të dytin (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.