Sunday, 26. April 2026
Sport

“Mallkimi” 20-vjeçar për të gjetur fitoren vazhdon, kombëtarja më e dobët në botë regjistron barazimin e 10-të në histori

GS 24/03/2024 1 Min. Lesezeit

“Mallkimi” i 20 viteve pa fitore vazhdon ta përndjekë, San Marinon, kombëtaren më të dobët në botë, që pozicionohet në vendin e fundit në renditjen e FIFA-s. 

GJd4sfzXcAAoOzj

Në duelin e dytë brenda pak ditëve ndaj Sain Kits and Nevis, San Marino, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0, i cili ishte i dhjeti në historinë e kësaj kombëtareje.  

Në sfidën e datës 20 mars, San Marino u mposht me rezultatin 1-3, ndërkohë që mbrëmjen e sotme arriti të ngushëllohej me një barazim. 

Seria më e gjatë pa fitore në futbollin ndërkombëtare, vijon të mbetet aktive. Hera e fundit që San Marino fitonte një ndeshje, ishte 28 prilli i vitit 2004 ndaj Lihtenshteinin.   

PANORAMASPORT.AL

Teilen: