Italia mposhti me rezultatin 2-0 Ekuadorin në testin miqësor të zhvilluar “Red Bull Arena” të Nju Jorkut.
Një lojë mjaft e luftuar dhe me rritëm, teksa në fund ishte kombëtarja e Spaletit ajo që triumfoi falë golave të mesfushorëve Pelegrini dhe Barela. Në këtë mënyrë mbyllët me sukses aventura në SHBA, ku pas fitores me Venezuelën me shifrat 2-1, vjen edhe ajo ndaj Ekuadorit.
Interesant është fakti se Spaleti në miqësoren ndaj Ekuadorit bëri plot 11 ndryshime në formacion në krahasim me titullarët e hedhur në fushë ndaj Venezuelës.
Dy miqësore këto që i shërbejë trajnerit Spaleti në prag të përgatitjeve për Europianin e muajit qershor. Italia do të nis rrugëtimin kundër Shqipërisë dhe pastaj do të ndeshet me Spanjën dhe në ndeshjen e fundit me Kroacinë.
FT EKUADOR-ITALI 0-2
3′ Pelegrini, 90+4′ Barela
GOLI I BARELËS (VIDEO)
GOLI I PELEGRINIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL