Sunday, 26. April 2026
Sport

Mësohen grupet e Copa Americas, debuton Kanadaja

GS 25/03/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë dihen katër grupet e edicionit të sivjetmë të Copa Americas që sivjet mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në grupin A  është kampioni aktual, Argjentina dhe Peruja, Kili e Kanadaja që luan për herë të parë në këtë garë.

Ndërkaq, në grupin B bëjnë pjesë Meksika, Ekuadori, Venezuela dhe Xhamajka.

Në grupin C janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguai, Panamaja dhe Bolivia.

Ndërkaq në grupin D është Brazili, Kolumbia, Paraguai dhe Kosta Rika.

Teilen: