Më kritikët do të flasin për eliminimet në Botëror (dhe me të drejtë), por ka një gotë gjysmë plot në retrospektivën e fundit të skuadrës braziliane kundër europianëve. Fitorja kundër Anglisë 1-0 të shtunën në “Uembli”, e dërgoi në 12 serinë e ndeshjeve pa humbje të Brazilit në miqësoret shumë të rralla kundër vendeve të Kontinentit të Vjetër: ka 11 fitore dhe vetëm një barazim, pikërisht me anglezët, në vitin 2017 në “Uembli”.
I eliminuar nga Franca, Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Kroacia (me penallti) në pesë Botërorët e fundit, Brazili u mund për herë të fundit në një ndeshje miqësore kundër një ekipi europian më 14 gusht 2013. Në ndeshjen e parë pas titullit të Kupës së Konfederatave kundër Spanjës, skuadra e Felipaos humbi 1-0 me Zvicrën në Bazel. Që atëherë, ata kanë mundur Portugalinë, Serbinë, Turqinë, Austrinë, Francën, Rusinë, Gjermaninë, Kroacinë, Republikën Çeke dhe tani Anglinë, me të cilët përfunduan 0-0 në 2017 në të njëjtin stadium, tempullin e futbollit anglez.
Janë 26 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar në këtë seri pozitive. Vështirësia e përballjes me europianët, nga ana tjetër, bëhet e dukshme kur analizojmë shifrat. Para fitores në “Uembli” të shtunën, miqësorja e fundit ishte zhvilluar në mars 2019, e vetmja në ciklin e drejtuar nga Tite për Kupën e Botës në Katar. “Seleçao” do të mbrojë serinë pozitive kundër europianëve në miqësoren e radhës, ku do të përballet me Spanjën në “Santiago Bernabeu” të martën ora 21:30.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL