I ardhur verë e kaluar nga Bayern Munich, Benjamin Pavard tashmë është një nga lojtarët më të mirë tek Interi.
27-vjeçari këtë sezon të garave, ka zhvilluar 26 ndeshje duke shfaqur performancë të lartë.
Pavard duke folur për mediet italiane, thotë se ndihet i lumtur tek skuadra e Simone Inzaghit dhe se ai dëshiron të qëndrojë edhe shumë vite në Milano.
“U largova nga Gjermania për të luajtur qendërmbrojtës, tash këtë e bëj te Interi dhe dua të kem mundësinë të thirrem në kombëtare për këtë repart”, ka thënë Pavard.
“E imagjinoj veten në Milano edhe shumë vite. Në Inter jam përmirësuar si lojtar dhe jam shumë i lumtur këtu. Gjeta një vend përrallor me mbështetës të jashtëzakonshëm. Ngrohtësia e mbështetjes në Itali është çmenduri dhe është fantastike të luash këtu”, ka theksuar ai.
Pavard është i bindur se do të fitojë titullin e kamponit me Interin në Itali.