Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe.
Veterani i sulmit madje e ka marrë një ofertë të majme nga Pro Saudi League.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, një klub saudit i ka ofruar rrogë prej më shumë se 100 milionë eurosh në vit për sulmuesin polak.
Mirëpo, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut e ka refuzuar këtë ofertë pasi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.
Lewandowski po shpreson që t’i jepet mundësia për të luajtur edhe një vit tek gjiganti katalunas