Klubi nga MLS LAFC, ka kontaktuar me lojtarin e Milanit për t’iu bashkuar skuadrës së tyre në verë.
Bëhet fjalë për Olivier Giroud, i cili kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.
Giroud, thuhet se ka marrë oferta edhe nga skuadra tjera, por LAFC është favoriti për nënshkrimin e tij.
37-vjeçari, ka bërë 121 paraqitje me “Rossonerët” dhe ka shënuar 46 gola ku ka ndihmuar skuadrën në fitimin e titullit kampion në 2022-tën dhe ka arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Giroud, përndryshe ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Europa Ligën, FA Cup, Ligue 1 si dhe u shpall kampion bote me Francën në vitin 2018.