Vetëm një sezon duket se ka mjaftuar për t’u afirmuar në skenën e madhe të futbollit italian,
Anësori islandez i sulmit, Albert Gudmundsson duket se do të jetë “molla e sherrit” në merkaton e ardhshme mes “Zikaltërve” të Inter e “Bardhezinjve” të Juventus, teksa si Marotta ashtu edhe Guintoi e kërkojnë me ngulm 26-vjeçarin, në organikën e tyre.
Mirëpo, pavarësisht konkurrencës së Juventus dhe një sërë klubesh angleze, sërish “Zikaltërit” e duket të jenë të favorizuar, kjo për faktin se gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme me klubin e Genoa, me dyshen Marotta-Ausilio, që kërkojnë të përsërisin me “Kuqeblut”, të njëjtin operacion, si në rastin e transferimit të Davide Frattesi, pra huazim që më pas kthehet në blerje të detyruar.
Inter është gati të marrë përsipër këtë investim dhe të shpenzojë diku te 30 milionë për autorin e 12 golave e 4 asistimeve, në 29 përballjet e këtij sezoni me skuadrën e Genoa, teksa duket se “Gjarpërinjtë” e Milanos, nuk do të mjaftohen vetëm me “bomberin” iranian, Mehdi Taremi, për sezonin e ardhshëm, por kërkojnë të “blindojnë” repartin ofensiv pasi sërish objektiv do të jetë triumfi në Serie A si dhe një rrugëtim i gjatë në Champions League.
Ndërkaq, kujtojmë se Gudmundsson ishte protagonist edhe në kalimin në fazën finaleve, të “play off”, të fazës kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa shënoi plot tre gola, në fitoren 4 me 2, të Islandës ndaj Izraelit dhe tashmë do të përballen në mbrëmjen e 26 marsit, me Ukrainën, me shpresën, për të siguruar edhe një herët tjetër “biletën” drejt fazës së grupeve.